Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baqaie, deklaroi sot se Irani nuk ka zhvilluar asnjë negociatë të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara, duke hedhur poshtë pretendimet për bisedime mes dy vendeve. Në një deklaratë të transmetuar nga agjencia Tasnim, Baqaie theksoi se komunikimi i vetëm ka qenë përmes ndërmjetësve. “Ajo që është diskutuar janë mesazhe që kemi marrë përmes ndërmjetësve, sipas të cilave SHBA-të duan të negociojnë,” u shpreh ai.
Ai vuri në dyshim seriozitetin e diplomacisë amerikane, duke deklaruar se qëndrimet e Uashingtonit janë të paqëndrueshme. “Detyra jonë është e qartë, ndryshe nga pala tjetër, e cila vazhdon të ndryshojë qëndrimin e saj,” shtoi zëdhënësi iranian. Sipas tij, kërkesat e përcjella nga pala amerikane përmes kanaleve indirekte janë konsideruar “të tepërta dhe të paarsyeshme”, ndërsa theksoi se Teherani ka mbajtur një qëndrim të pandryshueshëm që nga fillimi.
Duke iu referuar përpjekjeve ndërkombëtare për ndërmjetësim, Baqaie komentoi edhe mbi iniciativat e Pakistani, duke sqaruar se Irani nuk ka marrë pjesë në takimet e zhvilluara në këtë kuadër. Megjithatë, ai e cilësoi pozitive interesin e vendeve të rajonit për t’i dhënë fund konfliktit, duke theksuar se duhet pasur kujdes në vlerësimin e përgjegjësive për nisjen e tij. Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh të larta në rajon dhe mes sinjaleve kontradiktore për mundësinë e negociatave mes Teheranit dhe Uashingtonit.
Iran’s Foreign Ministry spokesperson Esmail Baghaei called recent U.S. proposals “excessive and unreasonable”, and said Tehran is not participating in Pakistan‑led diplomatic meetings. pic.twitter.com/vs1u4eRLxO
— Open Source Intel (@Osint613) March 30, 2026
