GJKKO rrëzoi sot kërkesën e Berishës dhe Malltezit për revokimin e masës ‘arrest në shtëpi’.

Avokati Genc Gjokutajfoli për mediat mbi seancën e sotme dhe kërkesën për shkarkimin e gjyqtares Irena Gjoka.

“Kemi dëgjuar pataksira në Gjykatë. Sipas ligjit, gjyqtarja Irena Gjoka i ka bërë një relacion gjyqtares që shqyrtonte shkarkimin e saj, ku nuk kundërshton faktin e dënimit për shkelje të zonës Shengen, por thotë se kjo nuk ndikon në objektin për shkarkimin e saj. Kërkesën për shkarkim ia kemi qepur në pallto, do t’i qepim edhe në kostumin veror.
Çështja e Gjokës ka shkuar në SPAK. Kemi bërë kërkime për aktet dhe nuk kemi një përgjigje”, u shpreh avokati i Berishës.

Gjokutaj foli edhe në lidhje me akuzën e SPAK se ish kryeministri Berisha ka thyer masën e sigurisë dhe ka kontaktuar më teknikë, eurodeputetin Brok dhe anëtarë të medias italiane Rai3.

Ai tha se një gjë e tillë parashikohet nga ligji për të paraburgosurit.

“Berisha është në arrest shtëpiak. Lajthitja e SPAK dhe GJKKO ëhstë e tillë që arresti në shtëpioi nuk afekton aktivitetin e kreut të opozitës. Sot na u dorëzua një procesverbal ku thuhet se në shtëpi u futën teknikë dhe eurodeputeti Brok.
Ligji për të paraburgosut thotë se personi mund të ketë komunikim me mediat. Kjo është politike”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: