Një i moshuar shqiptar, 73 vjec, është ndaluar sot nga policia greke.

73-vjecari rezulton person i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptar, i kërkuar me kartelë të kuqe nga Interpol Tirana për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike”.

Sipas policisë greke, ai kërkohej në Shqipëri prej korrikut të vitit 2022. Ndalimi i tij u bë në Janinë nga oficerët e policisë tw Nëndrejtorisë së Hetimit Penal dhe Ndjekjes Penale.

Dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë kopetente.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb