Një 33-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke në Janinë.

Ai u pikas teksa lëvizte në një nga zonat e qytetit verior grek. Ndaj tij rezulton në fuqi një urdhër arresti europian lëshuar nga autoritetet italiane për “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “transport të lëndëve narkotike dhe psikotrope” për të cilat rrezikon dënim maksimal prej 20 vitesh burg.

Dosja në ngarkim të tij i ka kaluar Prokurorisë së Janinës në pritje të nisjes së procedurave të ekstradimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: