Policia e Kosovës në Ferizaj ka arritur të lokalizojë dhe sekuestrojë katër automjete me targa të huaja të cilat kishin qenë në kërkim nga Interpoli.

Sipas raportit të policisë thuhet se këto vetura ishin shpallë në kërkim qysh në qershor të vitit 2023.

“Njësia përkatëse policore ka arritur të lokalizojë dhe të sekuestrojë katër automjete me targa franceze, të cilat ishin në një auto-sallon. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: