Amir Rrahmani me shumë mundësi do të vijojë të jetë pjesë e Napolit. Agjenti i lojtarit shqiptar, Adrian Aliaj ka dhënë një intervistë për mediet, ku ka sqaruar gjithçka.
Ai shprehet se pavarësisht interesimit të Manchester United, futbollisti ndihet mirë te ekipi i Serie A dhe shumë shpejt, ka gjasë, të marrë garancinë e duhur nga klubi për qëndrimin.
“Djajtë e Kuq e duan në gjirin e tyre? Kemi interesim të shumë skuadrave. Lojtari është nën kontratë me Napolin dhe ndihet mirë atje.

Amir do të luajë në Ligën e Kampionëve dhe Napoli është shumë afër gjetjes së marrëveshjes që i jep atij garanci” – tha ai. Mbrojtësi ka luajtur 27 ndeshje këtë sezon në Serie A në kampionat, ku ka shënuar 3 gola. Në Europa League mbetemi në kuotën e 7 paraqitjeve, ndërsa në Kupën e Italisë vetëm një përformancë.
Rrahmanit i skadon kontrata në vitin 2024.
(BalkanWeb)
