Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë rekursin e bërë nga Ajola Xoxa.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Xoxa kërkoi heqjen e sekuestros së vendosur ndaj një prone të saj në Qerret.

“Vendosëm mospranimin e rekursit të paraqitur nga ankuesit, shtetasja Ajola Xoxa, shoqëria “Partners Law” sh.p.k., dhe shoqëria “Ava Studion” sh.p.k., kundër vendimit nr. 12 (87-2025-84), date 13.03.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e GJL.

Ajola Xoxa akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb