Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Monika Kryemadhit për heqjen e sekuestros së telefonit të saj.

Telefoni i Kryemadhit është vendosur nën sekuestro, pasi SPAK ka nisur hetime pas disa kallëzimeve ndaj saj dhe personave të lidhur me të, përfshirë kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të lërë në fuqi masën e sekuestros ndaj një telefoni në pronësi të deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.

Monika Kryemadhi2
Monika Kryemadhi2

Kryemadhi e kundërshtoi sekuestron fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, por u rrëzua. Të njëjtin fat ndërkohë ka pasur edhe ankimi në Apel, ku masa u la në fuqi.

Telefoni celular që kërkon ish-drejtuesja e LSI është sekuestruar në banesën e një familjari të saj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb