Nënkryetarit të OVL së UÇK-së, Nasim Haradinaj i është refuzuar kërkesa për lirim nga paraburgimi i Hagës.

Paneli i Gjykatës së Apelit pranë Dhomave të Specializuara ka hedhur poshtë kërkesën e tij me arsyetimin se mund të vendosë dëshmitarët e procesit në rrezik.

Sipas po këtij Paneli, Haradinaj ka zbuluar emrat e disa individëve që janë konfidenciale për hetimet.

Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati u arrestuan në shtator të vitit të kaluar pikërisht për rrjedhje të informacioneve sekrete pasi EULEX bastisi zyrat e OVL në Prishtinë.

Në fakt kërkesë e tillë si e Nasim Haradinajt i janë refuzuar më parë edhe ish-liderëve të UÇK-së, Thaçit, Veselit, Selimit apo Jakup Krasniqit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb