GJKKO rrëzon kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ky i fundit kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, lirimin e tij nga qelia.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani në një dalje për mediat theksoi se sot gjykata krijoi një precedent; “I kërkuam gjykatës shuarjen e masës së sorgumit, pasi ka plotësuar të gjitha kriteret e bazuara në ligj. Problemi është se ne bëjmë kërkesa të bazuara. Por gjykata nuk i merr parasysh. Më në fund dëgjon prokurorët që flasin dy minuta. Sot Gjykata ka krijuar një precedent, mbajtjen pa ligj të presidenti në qeli. Ne nuk e dimë se kur do të përfundojë seanca, apo ky gjyq. Do e kalojë apo do e kthejë për gjykim, se dimë se çfarë do të ndodh. Jemi në errësirë totale. Gjykata e rrëzoi kërkesën tonë, pasi ne nuk e dimë vendimin e arsyetuar. Krijoi precedent të rrezikshëm me zotin Meta. Janë ezauruar afatet për qëndrim në paraburgim. Afati 1-vjeçar u ezaurua dje.”, tha ai.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Kërkuesi Ilir Metaj me datë 21.10.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me
objekt: “Shuarjen e masës së sigurimit personal të “arrestit në burg” për të pandehurin Ilir
Metaj”, baza ligjore neni 263/1 “c” i K.Pr.Penale.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në
nenet 112, 228, 229, 238, 230, 249, 250, pika 1, 263, pika 1, gërma “c” të K.Pr.Penale,
me vendimin nr. 672, datë 22.10.2025, vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Ilir METAJ, me objekt “Shuarjen
e masës së sigurimit personal të arrestit në burg për të pandehurin Ilir Metaj”, si
të pambështetur në ligj.
2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda pesë ditëve në
Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: