Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën për lirimin nga qelia të ish-deputetit Jurgis Çyrbja.
Socialisti akuzohet për tregim të sekretit shtetëror në disa raste, përkrahje të autorit të krimit në disa herë, si dhe korrupsion në zgjedhjet e vitit 2021. SPAK për të 3 vite burg, me një dënim përfundimtar prej 2 vitesh pas zbatimit të gjykimit të shkurtuar. Sakaq, Çyrbja pretendon se i ka mbaruar ditët e qëndrimit në qeli, ndërkohë që Gjykata ka refuzuar kërkesën e tij.
NJOFTIMI
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më datë 20.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 73 akti, datë 18.02.2026 regjistrimi, mbi kërkesën e të pandehurit J.Ç, me objekt: “Shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar me vendimin nr. 126, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin nr. 129, datë 22.10.2024 të kësaj gjykate, për shkak të përfundimit të dënimit të dhënë me vendimin nr. 68, datë 03.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si vijon:
– Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit J.Ç.
U shpall në Tiranë, sot më datë 20.02.2026
