Mbrëmjen e sotme presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka marrë në dorëzim përgjigjen e KFOR në lidhje me kërkesën e tij për vendosjen e ushtarëve serbë në territorin e Kosovës.
Presidenca serbe njofton se lideri serb do të japë detaje në lidhje me përgjgjen e misionit të NATO në Kosovë, ditën e nesërme.
“Të dielën në orën 10:0, presidenti do ta informojë opinionin për detajet e letrës së KFOR-it, por edhe për përgjigjen e shtetit të Serbisë dhe të gjithë hapat e ardhshëm që do të ndërmarrim për të mbrojtur serbët në Kosovë”, deklaron Presidenca.
Kujtojmë se përgjigja e KFOR për Serbinë është dorëzuar ditën e djeshme, por se presidenti serb ka pasur mundësi të marrë dorëzimin e saj vetëm sot.
(BalkanWeb)
