Aktivistja Zhaklin Lekatari e ftuar në programin e drekës në Neës 2 ka deklaruar se arsyeja më e madhe që i bashkon grupet heterogjene të protestës është toka dhe jo një individ si Edi Rama. Për aktivisten arsyeja që ka nxjerrë njerëzit në shesh është keqqeverisja dhe keqmenaxhimi.
Po ashtu Lekatari deklaroi se qeveria ka si qëllim kalbjen e protestës, por edhe protestuesit kërkojnë të njëjtën gjë, kalbjen e qeverisë.

“Ka disa faktorë që protesta është rezistente së pari sepse nuk ka lider, duke mos patur një grup udhëheqës e bën protestën më pak të korruptueshme dhe më pak të fragmentueshme.
Është heterogjene. Udhëhiqet nga njerëz që kanë një ideal të përbashkët. Një tjetër element është që protesta është e përfaqësuar sepse janë feministët, liberalët, konservatorët etj.
Edhe indriferenca e institucioneve dhe qeverisë i jep shiringën e nevojshme. Është element që i nxit njerëzit të dalin dhe të flasin përmes pankartave.
Po ashtu edhe organizimi komunitar që po ndodh mes njerëzve. Sepse ishte krijuar një narrativë e caktuar dhe njerëzit qëndron në disatncë, kjo ka bërë që të jenë të përqendruar te pikat e përbashkëta dhe të qëndrojnë bashkë me njëri-tjetrin në grupe komunitare.

Në gjykimin tim nuk është Edi Rama që bashkon njerëzit e grupimeve të ndryshme. Kauza që I bën njerëzit bashkë është toka dhe keqqeverisja. Edhe nëse do të ishte një individ tjetër njerëzit do të dilnin dhe do të protestonin njësoj kundër keqmenaxhimit dhe keqqeverisjes, Ajo që na bashkon është toka.
Sa i përket ndasive duke ndarë protestuesit në të mirë dhe të këqinj është taktikë për të delegjitimuar. I quan korba dhe sorra edhe pse korbat dhe sorra janë inteligjente.
Rrëmbimi i simbolikave, flamingove është qëllim që protesta të kalbet nga brenda edhe ne atë duam për PS që 82 deputetët të kalben nga brenda”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb