Këtë të martë po zhvillohet seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj në Apelin e Posaçëm. Mësohet se vetë Veliaj është i pranishëm në seancë, por avokatët e kryebashkiakut nuk janë të pranishëm.

Veliaj po mbrohet nga avokatë kryesisht, Valentina Teodoresku. Kryebashkiaku ka kërkuar zëvendësimin e masës, ndërsa gjyqtare në këtë seancë do të jetë Nertina Kosova.

“Prokurorët e posaçëm Ols Dado dhe Altin Dumani kanë kundërshtuar kërkesën e Veliaj, pasi nëse Veliaj lirohet nga qelia ekziston mundësia që të prishë provat”, tha për News24 Klodiana Lala. Pas një një ndërprerje të shkurtër seanca pritet të nisë  në 14:15.

Kujtojmë se Veliaj ka kërkuar një masë më të butë duke ofruar edhe garanci pasurore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: