Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi do të dalë në sallën e gjyqit për vlerësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ më 20 shkurt.

Mësohet se seanca do të mbahet në orën 10:20 në Gjykatën e Apelit.
Ish-zyrtarja Klosi ka kërkuar masën më të lehtë sigurie, ndërkohë që çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Brahimi.

Alda Klosi akuzohet për pastrim parash, deklarim të rremë para oficerit gjyqësor dhe fshehje pasurie.
Ish-zyrtarja kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit me argumentin se ka 2 fëmijë të mitur. Ajo ka deklaruar se ka në kujdestari edhe nënën e saj të verbër.

Klosi përfundoi pas hekurave pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cili grabiti në shtëpinë e ish-zyrtares rreth 120 mijë euro. Të dyja po qëndrojnë në të njëjtin paraburgim te burgu i grave “325”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb