Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk heq dorë nga rekursi në Gjykatën e Lartë, ku kërkon ndryshim të masës së sigurisë. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Më herët rekursi i tij është rrëzuar, duke e lënë Metës sërish pas qelisë. Kujtojmë se Meta ka vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, ku në mbledhjen e gjyqtarëve do të vendoset për kalimin e çështjes në seancë plenare.
Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit 2024 dhe aktualisht po gjykohet në seancë paraprake në Gjykatën e Posaçme për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.
