Më datë 8 korrik, në Gjykatën e Lartë do të zhvillohet seanca gjyqësore për Erion Veliajn dhe Elman Abulen.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Të dy të pandehurit kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tyre.

Veliaj depozitoi rekursin më 19 maj 2025, duke kundërshtuar vendimin e Apelit të GJKKO, për masën e “arrestit me burg”. Rekurs në GJL kanë bërë edhe disa prej biznesmenëve të përfshirë në çështje.

Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb