Seanca plenare në Kuvend pas raportimit të kreut të SPAK, Altin Dumani, u shoqërua me debate të ashpra politike.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim në të cilin akuzoi drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme për mbrojtje të qeverisë në hetimin e aferave korruptive që, sipas tij, rëndojnë mbi qytetarët shqiptarë.

“Ishte një rast unik për qytetarët që panë grupin e mëkatarëve të përulur deri në dhe, që mbronin një sistem që penalizon qytetarin e thjeshtë. Ju, avokatët e Dumanit, të kapurit peng të Edi Ramës, harroni se shqiptarët kanë humbur 630 milionë euro me marrëveshjen e CEZ, që Dumani dhe të tijtë e mbulojnë,” deklaroi Berisha.

Në vijim, Berisha përmendi edhe projekte të tjera publike si tuneli i Llogarasë dhe aeroporti i Vlorës, duke pretenduar se aty janë zhdukur dhjetëra miliona euro, duke akuzuar hapur zv/kryeministren Belinda Balluku, duke u shprehur se “Lubia” kërkon të marrë aeroportin.

Ju, avoketërit e Dumanit, të kapurit peng të Edi Ramës, nuk duhet të harroni këtu se për qytetarët shqiptarë që vetëm me CEZ-in kanë humbur 630 milionë euro, fatura të certifikuara nga kompani ndërkombëtare, për shkak të pazarit që Edi Rama ka bërë me kompaninë CEZ, ndërkohë që arbitri ndërkombëtar i shkruante letër dhe i thoshte zoti kryeministër mos bëj marrëveshje sepse qeveria shqiptare është në pozitën e fituesit.

Por këto i mbulon Dumani dhe dumanërit.

Ai që e pëson nga ky qëndrimi i tij dhe i tyre është qytetari shqiptar, i cili pagoi sa qimet e kokës 400 milionë euro për inceneratorët që nuk kanë as nam as nishan sot.

Dhe ai thotë se kam hetim paraprak pas kaq vitesh.

Po nuk mund të bëhet më i shpifur.

Po çfarë hetimi paraprak mo?

Janë 400 milionë euro që nuk ekzistojnë. Janë 140 milionë për djegësin e Tiranës, që nuk ka as gjurmë, që i kanë paguar njerëzit e varfër, dhe ai thotë po vazhdojmë hetim paraprak.

Një mashtrues ordiner që del këtu dhe përpiqet të mbrojë nga flakët e djegësve Edi Ramën, kryeartikektin e tyre.

A e dini ju o qytetarë se kush është dënuar për djegësin e Tiranës?

Është dënuar Arben Ahmetaj që e ka kundërshtuar 5 herë me shkrim.

Dhe u dënua sepse u gjetën pllakat e banjos. Domethënë 140 milionë euro kushtonin sa pllakat e banjos të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt.

A e dini o qytetarë se të marra së bashku këto bëjnë 1 miliard euro?

Se të marra së bashku bëjnë dyfishim pensionesh?

Se të marra së bashku bëjnë dyfishim rrogash.

Nuk i ka vjedhur Altin Dumani këto, por Altin Dumani është bërë avokat i vjedhjeve më të mëdha në historinë e këtij vendi”, tha Berisha.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb