Federata e Futbollit maqedonas ka dhënë një dënim qesharak klubit të Vardarit, pas ndeshjes së tensinuar në stadiumin ‘Filipi II’, ku tifozët maqedonas kërkuan vdekjen e shqiptarëve në kore masive.
Koret raciste dhe masat amatoreske për organizimin e ndeshjes e programuar për javën e 27, duket se nuk kanë bindur FFM që në dënimin e saj dokumentoi vetëm me 2 ndeshje pezullin ekipin sllav të Shkupit.
Klubi i Vardarit u tregua organizatore shumë e dobët në sfidën kundër Shkëndijës. Në stadiumin “Filipi i II” tifozët maqedonas sulmuan fizikisht kryesinë e ekipit nga Tetova, më pas zyrtarët shqiptarë të federatës dhe mysafirët e nderit që kishte klubi shqiptar kuqezi.
Tashmë Vardari është ndëshkuar simbolikisht me vetëm 2 ndeshje jashtë fushës së tij. Kështu ekipi në fjalë, në dy sfidat e radhës do të duhet të gjejë një fushë 100 kilometra jashtë Shkupit.
Përveç këtij dënimi, Komisioni Disiplinor ka vendosur edhe një gjobë 1500 euro edhe pse pritshmëritë ishin më të larta.
Ndërkohë skuadra e FK Shkupit, ku gjithashtu ndodhën incidente të rënda me sulme fizike, ka marrë një dënim me 3 ndeshje. Në këtë rast, Shkupi ishte me dënim të kushtëzuar nga sezoni i kaluar, kështu që automatikisht i shtohen edhe 3 ndeshje të tjera pezullim.
Kjo nënkupton që ekipi nga Çairi do të luajë 6 sfida pa tifozë, por të cilat janë programuar në stadiumin e kryeqytetit maqedonas.
