Kërpudha Metarhizium pingshaense, pas modifikimit gjenetikisht mund të vrasë deri në 99% të mushkonjave anofele, e cila është përgjegjëse për sëmundjen e malarias. Kështu shkruan një studim i bërë nga kërkuesit e Universitetit të Maryland në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe instituti i kërkimit të IRSS në Burkuna Faso. Qëllimi është luftimi i malarias, e cila, në botë vret më shumë se 400 mijë persona në vit.
Testet, që janë bërë në fshatin e Burkina Faso, kanë treguar që popullsia e mushkonjave është zhdukur pas 45 ditësh.
(Balkan Web)
