KOSOVË- Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka uruar Kosovën për formimin e qeverisë së re.

Në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, thuhet se “ky koalicion qeveritar do të demonstrojë vitalitetin e Kosovës demokratike dhe institucioneve të saj politike”.

“Përshëndesim Presidenten Jahjaga për lidershipin  që ka treguar që të sigurojë që ky tranzicion të jetë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

“Ne presim që qeveria të punojë në mënyrë gjithëpërfshirëse me të gjitha komunitetet, dhe me seriozitet ta adresojë çështjen e korrupsionit”, thuhet në letrën e Kerryt.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: