Gazetari dhe opinionisti Denis Dyrnjaja e ka cilësuar vendimin e Prokurorisë për të ndaluar mediat të publikojë të dhënat  që kanë rrjedhur nga sistemet e hakeruara në vend, si qesharak.

Ai thotë se duhet të përcaktojnë nëse ka apo jo një institucion apo person përgjegjës për rrjedhjen e këtyre informacioneve, ndërsa shton se media është hallka më pa faj në këtë çështje.

“Prokuroria është në një rol qesharak në këtë rast, një akt dhe vendim urdhëror për mediat. Media është institucion më vete dhe prokuroria më vete, në mes kemi sigurinë kombëtare. Nëse kryeministri thotë se s’ka asgjë të cënuar, por duhet të pranojmë ose që është problem madhor, ose gjithsekush të bëjë rolin e tij, pra nëse s’ka problem secili vlerëson rastin e vet. Është e padrejtë kjo gjë, nuk mundet prokuroria ta bëjë këtë.

Kemi një problem të madh, kemi hakerimin, qeverinë, prokurorinë, median dhe publikun, ajo që është më pafaj në këtë histori është media.

Kësaj i thonë sikur ke vënë syze dhe je lakuriq, po maskohesh me syze…

E ftoj prokurorinë ta rishikojë vendimin, sepse mbivendosja është edhe më qesharake.

Prokuroria duhet të dalë në një qëndrim, a ka apo jo përgjegjës për këtë, ka ndonjë institucion apo ndonjë njeri? Pastaj të vijmë prapë te mediat.

Po kryeministri është përgjegjës? Ndëkrohë Parlamenti duhet të ishte mbledhur urgjent”, tha Dyrnjaja.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb