Ish-kreu i KQZ Kristaq Kume, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 foli gjerë e gjatë për procesin e zgjedhjeve, por edhe për rolin tepër të rëndësishëm që ka Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kume theksoi se është tepër e rëndësishme për KQZ-në, që vendimi mos iu lexohet, pa e marrë ata. Ai shtoi se ka qenë dhe mbetet një simpatizant i listave të hapura, ndërsa për bashkëpunimin mes KQZ, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme vlerësoi se vlen shprehja “frika ruan vreshtin”.

Kristaq Kule: Këshilla ime për KQZ është vetëm kjo: Të bëjnë maksimumin që mos t’ju lexohet vendimi pa e marrë ata. Është shumë e rëndësishme kjo. Integriteti profesional sigurisht që bën diferencën.

Unë kam qenë, jam e do të jem një simpatizant i listave të hapura, që qytetarët shqiptarë të votojnë kë të dëshirojnë ata, pavarësisht se ku ndodhet kandidati si renditje. Sa i përket bashkëpunimit mes KQZ, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, mendoj se vlen shprehja “frika ruan vreshtin”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: