Majdanozi është bimë e pasur me shumë elemente kryesore që drejtpërdrejt ndikojnë në organizmin e njeriut. Ai është një bimë e cila ka në përbërjen e saj kalium, kalcium, fosfor, hekur, magnez, mangan, bakër dhe mikroelemente të tjera të dobishme. Për detoksim të shkëlqyeshëm është e preferuar të zieni çaj nga majdanozi. Pos pastrimit, shërben edhe për forcimin e gjëndrave të lukthit, kundër sëmundjeve të zemrës, veshkave, dhe do të ndikojë edhe në përshpejtimin e metabolizmit. Gjithashtu majdanozi në përmbajtjen e tij ka apioli dhe miristicina, që ndikojnë në rrjedhjen e urinës, duke bërë që të largohen infeksionet nga kanali urinar. Flavonoidet me të cilat është i pasur majdanozi ndikojnë si antioksidues, e pos tyre, majdanoz është i pasur edhe me vitamina A dhe C.
Vetitë shëruese të lajthisë
Lajthia dhe vaji i lajthisë kanë disa veti të rëndësishme shëndetësore në mbrojtjen kundër sëmundjeve. Janë një burim i mirë i vitaminave, e sigurojnë trupin me proteina, kanë efekt mbrojtës, relaksues dhe qetësues për lëkurë, ndërsa vaji është i shkëlqyeshëm për t’u dhënë volum flokëve. Ditët dinamike në të cilat po jetojmë, kanë ndikuar shumë në mënyrën dhe ritmin e jetës. Obligimet e shumta ditore dhe koha e limituar, kanë bërë që gjinia e bukur ta humbë kujdesin dhe vëmendjen për dukjen e saj. Por, pavarësisht kufizimeve, duhet të gjejmë mënyra që t’i përkushtohemi mirëmbajtjes së fytyrës e flokëve. Shumë lehtë dhe shumë shpejt do ta keni në duar të sigurta ndryshimin që kërkoni. E ky rezultat arrihet me shumë zgjuarsi, duke ditur të rrëmbeni bukurinë e natyrës. E pra, nëse po kërkoni diçka perfekte për veten, ja ku e keni! Një vaj fantastik, 100% natyral dhe i freskët, i cili nuk lë ndjesinë e yndyrës së tepërt. Vaji natyral i lajthisë është ideal për fytyrën tuaj, e sidomos nëse tipi i lëkurës është i yndyrshëm. Përhapja e tij në fytyrë është proces i lehtë dhe i absorbueshëm nga lëkura. Vlerat ushqyese të këtij vaji bimor dhe frytet që ka lajthia janë të pangopura. Lajthia është një ushqyes shumë i rëndësishëm për organizmin dhe e mbron atë nga sëmundjet. Përmban vitaminat A, B1, B2, B3, B5, B6, B9, E (e cila dihet për vetitë e saj rinuese), biotinë, acid folik, acid linoleik, zink, kalcium, magnez, hekur, kalium, proteina, karbohidrate, minerale esenciale etj. Vaji i lajthisë përdoret sidomos për hidratimin e lëkurës së thatë, ndërsa lëkurës së yndyrshme i ndihmon në stabilizimin e saj. Ka veti antibakteriale (ndihmon në pakësimin dhe parandalimin e akneve), ka veti tonifikuese për lëkurën, ndihmon në mbylljen e poreve. Njihet edhe si mbrojtës për lëkurën nga rrezatimi ultravjollcë dhe, për këtë arsye, është pjesë përbërëse e shumë kremrave solare.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: