Shprehitë e fytyrës shpesh bëhen shkak për krijimin apo thellimin e rrudhave në pjesë të ndryshme, në faqe, rreth syve, buzëve, apo edhe në ballë.
Eliminimi i plotë i rrudhave në ballë shpesh mendohet se zgjidhet me botoks apo ndërhyrje të tjera të kësaj natyre, por në fakt ka edhe disa receta të thjeshta natyrale të cilat mund t’i reduktojnë ato.
Ashtu siç rekomandohet nisur nga efektet e tyre pozitive në shëndet, këshillohet që të shtoni në dietën tuaj shumë perime të gjelbra dhe antioksidantë në dietë.
Po kështu e këshillueshme është që të bëni rregullisht palestër ose ecje të paktën gjysmë ore në ditë.
Padyshim që një stil i tillë jetese është shumë i dobishëm për shëndetin tuaj në përgjithësi, por edhe për shëndetin e lëkurës në veçanti.
Një tjetër këshillë është që të përdorni vaj ulliri. Mjaftojnë disa pika me të cilat mund të masazhoni zonën rreth rrudhave nga poshtë lart për dhjetë minuta.
Agrumet, portokallet dhe limonat janë të pasura me vitaminë C dhe E që janë thelbësore për lëkurë të shëndetshme. Mundohuni të përgatisni sa më shuam maska me këto fruta. Keni kujdes! Nuk mund t’i mbani në fytyrë më shumë se 15 minuta.
Aloe vera dhe të bardhë veze. Përzieni një të bardhë veze dhe pak xhel aloe vera dhe vendoseni në pjesën e ballit. E mbani maskën për 30 minuta dhe lani fytyrën me ujë të ngrohtë.
(el.sp/BalkanWeb)
