Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë zhvilluar një videokonferencë , me qëllim përditësimin dhe koordinimin mbi zhvillimet në Ukrainë.
Në fjalën e tij hyrëse, Antonio Costa,President i Këshillit Evropian, nënvizoi se BE mbështet popullin ukrainas, si dhe Presidentin Volodymyr Zelensky, duke përsëritur se Ukraina është dhe do të vazhdojë të jetë një përparësi kryesore për udhëheqësit evropianë në periudhën e ardhshme.
“Rusia duhet të ndalojë menjëherë dhunën”, tha ai, duke theksuar se deskalimi i konfliktit është një kusht i domosdoshëm për të hapur rrugën për një zgjidhje gjithëpërfshirëse diplomatike.
The video conference with the members of the European Council for a debrief on the talks regarding Ukraine began a few minutes ago.
The EU firmly supports the Ukrainian people and President @ZelenskyyUa.
Ukraine has been — and will remain — at the top of Leaders’ agendas in the… pic.twitter.com/KBNZG2nVWd
— António Costa (@eucopresident) August 19, 2025
Nga ana e saj, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen iu referua punës së sotme të Këshillit Evropian, duke theksuar se udhëheqësit po diskutojnë progresin e bërë në përpjekjet e përbashkëta për të promovuar paqen në Ukrainë.
Siç vuri në dukje ajo, në Uashington, bisedimet përparuan mbi garancitë e forta të sigurisë për Ukrainën, përfundimin e gjakderdhjes, sanksionet dhe kthimin e fëmijëve të rrëmbyer.
(BalkanWeb)
