Deputeti i PD, Enno Bozdo, ka reaguar pas kërkesës që SPAK i ka drejtuar Kuvendit për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.
Bozdo shkruan se “çdo përpjekje e Ramës për të votuar për mbrojtjen e Ballukut, do marrë përgjigjen më të merituar”
“Heqja e imunitetit është fakt! Radhën e ka Rama! Fundi po vjen me shpejtësi! Mjafton që SPAK të tregojë sa herë i del emri Ramës në dosjet që ka”, shkruan Bozdo në një mesazh në rrjetin social facebook.
