Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, nga takimi i Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian (KKIE), u shpreh e prerë se nëse Shqipëria do të marrë fondet nga Bashkimi Evropian duhet të plotësojë disa kushte.

Më tej ajo u shpreh se Shqipëria nuk është vetëm , por ka përkrahjen dhe besimin e BE-së.

“Nuk ka drekë falas, e për rrjedhojë nuk ka fonde falas. Nëse Shqipëria do të marrë fondet nga BE, duhet të plotësojë kushtet. Megjithatë ne jemi në rrugën e duhur, por kemi ende shumë punë për të bërë. E rëndësishme është që ju nuk jeni vetëm. Ndonjëherë duket sikur do kaloni majin, Dajtin, por nuk jeni vetëm, keni njerëz përkrahë. BE e ka besimin që ju do ia dilni. Shqipëria i ka kapacitetet për ta bërë këtë”, u shpreh ambasadorja Hohmann.

Diplomatja e lartë evropiane u ndal te reforma në drejtësi, ku tha se shteti i së drejtës në Shqipëri duhet të bëhet realitet dhe për këtë duhet të binden qytetarët shqiptarë dhe jo BE.

 

“Në përgjithësi Shqipëria është në një pozicionim të mirë, megjithatë shumë punë ende mbetet për tu bërë, nuk ka kohë për pushim. Jo vetëm screening është në proces, por nesër shtetet anëtare do të marrin raportin për këtë grup kapitujsh themelor. Komisioni do tja prezantoje shteteve anëtarë. Kjo fillon fazën tjetër që shqyrtohet hapja e negociatave me shpresën që kjo të ndodhë në dhjetor. Pra edhe sinjalet politike të marra nga Shqipëria kanë peshe. Shtetet anëtare krijojnë opinion e tyre si të votojnë, bazuar në raportin, por edhe nga sinjalet politike që vijnë nga Shqipëria. Pra ju e keni në dorë, ju jeni aktorët”, tha ajo.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb