Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar në rrjete sociale pyetjen e 10-ë të pyetësorit të Këshillimit Kombëtar me qytetarët.

Kreu i qeverisë i shpreh falenderimin mbi 30 mijë qytetarëve që u përfshinë në pyetësorin online dhe i fton të gjithë që të bëhen pjesë e këtij kuvendimi popullor me rëndësi strategjike për Shqipërinë.

Postimi i Edi Ramës:

Me falenderimin e madh për 30.048 bashkëqytetarët e bashkëqytetaret, kudo ndodhen, që janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar, duke e plotësuar pyetësorin online, ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e këtij kuvendimi popullor për çështje me rëndësi strategjike për Shtëpinë tonë Shqipërinë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb