TIRANE- Historia e 25 viteve të gazetës “Koha Jonë” rrëfehet në 450 faqe në librin “Kështjella e medias”, të gazetarit, Nikoll Lesit. Një kështjellë rreth së cilës lindi “qytetërimi i mediave”.
E gjithë historia e kësaj gazete, e dalë në treg fillimisht vetëm për banorët e Lezhës, deri te përballja e dhunshme me pushtetin, dhunimi dhe arrestimi i gazetarëve, është përmbledhur për t’i shërbyer brezit të ri, për të mësuar fakte që një rreth shumë i ngushtë i dinë, lidhur me gazetarinë e pavarur.
Gazeta “Koha Jonë” ka shërbyer si një institucion për breza të tërë gazetarësh, që sot janë në karrierë si gazetarë e politikane.
Pavarësisht “frikës” që solli shkrumbimi i redaksisë së gazetës, kjo ngjarje pati ndikim në gazetarinë që bëhej, port ë përkohshëm.
“Kështjella” e Nikollë Lesit, tashmë e të gjithëve, përmban fakte, dokumenta e fotografi, dhe rrëfen përballjen me pushtetin, dhunimin dhe arrestimin e gazetarëve një histori e gjallë e medias së parë të pavarur.
(BalkanWeb)
