IKMT ka vijuar sot me shembjet në Prestige Resort në mënyrë të paligjshme.

Për qindra punonjësit e këtij resorti, një nga më të pëlqyerit në bregdetin e Adriatikut, kjo është një katastrofë. Ata janë shprehur se ky është shkatërrim për Shqipërinë dhe një peshë e madhe për familjet e tyre.

“Kemi fëmijë për të ushqyer, familje për të mbajtur, borxhe për të larë. Ai një e dy vetëm shkatërron. Robi gjen gjuhë të përbashkët, flet, konsultohet. Ai o burra shkatërroje. Kështu do e bëjë Shqipërinë ky me të shkatërrume. Çmimet i ka ngritur në stratosferë. Ta mendonte mirë para se të vinte ta prishte, prit njëherë, sa punëtorë ka ky resort, ku po i çoj këta njerëz. A jemi të këtij vendi ne, a jemi shqiptarë. Do na dojë Europa ne, ne s’na do i joni”, tha punonjësja.

Një tjetër pushues që vinte nga Norvegjia deklaroi se kjo që po ndodh është surreale.
“A nuk kanë pasur kohë të gjejnë një kohë tjetër, por të vijnë në mes të sezonit. Ne jetojmë në Norvegji, kemi ardhur me pushime. Është surreale, nuk e prisnim assesi të ndodhte kjo”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb