Erling Haaland vijon të zhgënjejë në ndeshje të mëdha, zhgënjeu edhe përballë Real Madrid duke mos lënë gjurmë në një nga sfidat më të bukura që prodhoi Champions League. Kritikat ndaj Haaland sa vijnë e shtohen, ndërsa i fundit që reagoi ishte Jamie Carragher, ish futbollisti i famshëm i Liverpool:

“Haaland është një nga golashënuesit më të mirë, një lojtar luksi dhe për këtë nuk ka dyshime. Por, për t’u konsideruar një lojtar i klasit botëror duhet të bëjë më tepër në fushë. Mendoni pak për sulmuesit më të mirë të Premier League në 20 vitet e fundit, kanë qenë emra si Suarez, Kane apo Henry. Të tre golashënues të shkëlqyer, por gjithashtu të aftë që në ndeshje të ndikonin edhe nëse nuk shënonin gola. Haaland ende nuk është në atë nivel, ndeshjet e fundit kanë treguar se ai ka ende për të përmirësuar në pozicionimet në zonë.

Van Dijk, Saliba dhe Rudiger e mbyllën totalisht. Duhet të ndryshojë nëse kërkon të fitojë Topin e Artë apo të luajë për Realin e Madridit. Të fokusohet edhe në element të tjerë të lojës, jo vetëm golat, që më pas të mund të krahasohet me rivalin e tij më të madh, Kylian Mbappe”, u shpreh Carragher.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: