E ardhmja e Franck Kessie është padyshim larg Barcelonës dhe sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, lojtari nga Bregu i Fildishtë pëlqehet jo vetëm në Itali, por edhe në Angli ku tre skuadra të mëdha e konsiderojnë profilin e tij ideal për të forcuar mesfushën.

Emri i parë që po bën bujë është ai i Tottenhamit. Pas Kessie duket se do të vihet edhe një klub tjetër i Londrës, Chelsea, në rast se nuk gjendet marrëveshja për rinovimin e Kantes. Edhe Manchester United ka probleme në mesfushë dhe lojtari në fjalë shihet si i duhuri për të zgjidhur “hallet” e këtij reparti.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: