Kryeministri Edi Rama në rubrikën Sy më sy në Facebook, iu përgjigj një komentuesi, që ankohej për situatën e ujit dhe të dritave.

Rama i tha se sot që PS është në pushtet, shumica e Tiranës ka ujë 24 orë në ditë. Ai shtoi se Shqipëria ka sot ujë në 43 zona urbane dhe në 98 zona rurale. Sa i përket dritave, Rama nënvizoi se ka ikur koha kur energjia ishte me gjeneratorë.

Kreu i qeverisë u shpreh se PS po drejton për ta bërë vendin një shtet të së drejtës dhe për ta integruar në BE.

Edi Rama: Shqipëria sot ka ujë në 43 zona urbane dhe në 98 zona rurale 24 ujë. Ka pasur në katër zona ujë Shqipëria 24 orë. As në kohën e komunizmit nuk ka pasur Shqipëria ujë 24 orë kudo. Mendoni si shqiptar e patriot, mos mendoni si kënetë. Këta bëjnë “be, be, be”. Shumica e popullit shqiptar është pas meje. Tirana në 67 përqind të territorit të vet ka ujë 24 ujë. Në pjesën tjetër ka 17 orë mesatarisht ujë. Po bëjmë dhe investime, sepse qyteti sa vjen e rritet.

Më herët, ka qenë hap e gjenerator. Të kujtohet kjo ty, që 50 përqind e miletit nuk e paguanin energjinë elektrike dhe 50 përqind paguanin. Ata që paguanin votonin PS-në. Ne budallenj me demek, që bëjmë reformën në drejtësi, shpatën ia kemi dorëzuar drejtësisë, sepse jemi për ta bërë Shqipërinë shtet. Çohesh ti bashkë me shokët e tu të kënetës e na tregon burgun e çfarë duhet të bëjmë. Bufi i kënetës iu ka bërë si insekte që bëni zhhhh dhe nuk dini çfarë flisni.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: