Lidhja Demokrate e Kosovës (LDK) në zgjedhjet e 14 shkurtit, pa u numëruar ende votat e ardhura me postë, ka marrë 13% të votave, prej të cilave ka siguruar 15 ndenjëse në Kuvend.

Ndryshon lista e më të pasurve, ky është njeriu që thyen rekordin, pasuria e tij kap shifra marramendëse
Zbardhen 12 emrat e deputetëve të LDK-së që kanë siguruar vendet në Parlamentin e Kosovës.

Në krye të listës (pa votat e diaspores) është Avdullah Hoti, pastaj Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Lumir Abdixhiku, Armend Zemaj, Marigona Geci, Agim Veliu, Anton Quni, Vlora Dumoshi, Ekrem Hyseni, Arben Gashi e Besian Mustafa.

Ndërsa dy femrat e tjera që do të futën në Kuvend nga LDK-ja ende nuk dihet. Ndërkohë Visar Hoti, Driton Selmanaj dhe Shkumbin Gashi janë garë për të hyrë po ashtu në Kuvend, e për ta përmbyllur numrin prej 15 deputetëve.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke u proceduar me futjen e të dhënave nga formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve, të cilat janë plotësuar në vendvotime nga anëtarët e këshillave të vendvotimit në ditën e zgjedhjeve pas numërimit të fletëvotimeve.

Ndryshe Lidhja Demokratike e Kosovës mori 103.507 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, apo 13,08% duke u renditur si subjekti i tretë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: