Qytetarët janë bërë gjithashtu pjesë e Foltores së Partisë Demokratike përballë Kryeministrisë. Një nga banorët e Astirit, është ndalur tek vjedhjet e qeverisë ndërsa u shpreh se Belinda Balluku ka një nga veset më të këqija që mund të ketë një njeri, atë të vjedhjes.
Ai bëri gjithashtu thirrje që më 22 dhjetori shqiptarët t’i bashkohen protestës së PD para Kryeministrisë.
Qytetari: Këtë Balluken e admiroj shumë se ajo nuk po ikën si lali plehu por thotë po ika unë, do ikësh dhe ti. Po vodhi, është vesi më i lig që mund të ketë njeriu. Këta nuk dalin, nuk fryhen kurrë. Është shumë e turpshme dhe një gjë duhet ta kemi parasysh.
