Kryeministri i vendit Edi Rama i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se këtë vit shqiptarët do të shohin kthesën më të madhe në ekonomi.

Rama theksoi se rindërtimi do të bëjë që Shqipëria të zhvillohet akoma edhe më tej.

Të gjitha apartamentet me dëme në Durrës kanë filluar të rregullohen. Këtyre të kamurave të Tiranës, nëse atyre do u dëmtohej, do të riparojmë pjesën e shkatërruar. Këtë vit do të shohim një kthesë të re të madhe në ekonominë shqiptare. Rindërtimi me këtë ndihmë kthehet në zemrën e një programi ekonomik të zhvillimit të gjithë Shqipërisë”, tha Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb