Ervin Salianji, i pyetur nga analistët në lidhje me mundësitë e një fitoreje të opozitës ndaj qeverisë, u shpreh se tashmë kjo qeveri pa rënë, pas skandaleve të njëpasnjëshme.
Salianji tha se qeveria e Ramës nuk respekton moralin politik të dorëheqjes, ndërkohë që opozita sot është e fragmentarizuar dhe ndarja e votës nuk ja mundëson rrëzimin e qeverisë.
Sipas tij, dy janë mënyrat e rrëzimit të qeverisë, bashkimi i opozitës me të gjitha partitë e vogla duke prodhuar votë të bashkuar kundër Ramës dhe mosbindje civile dhe revoltë që paralizon jetën.
Ervin Salianji: Ka një parim moral politik i pranuar në demokraci, dhe në rast se ke përgjegjësi duhet të japësh dorëheqjen.
Ky kryeministër që i arrestohen dhjetëra zyrtarë të lartë, zv/kryeministri në arrati e denoncoi Ramën, këtu kemi një problem. Qeveria ka rënë, është një ngrehinë por ne duhet ta dëshmojmë. Nuk duhet diskutuar me tifozeri. Fragmentarizimi I opozitës, ndarja e votës prodhon se të ikë dëm duhet të investohet për bashkimin e opozitës në cdo formë. Dy mënyra ka si rrëzohet qeveria. Vota dhe revolta, mosbindja civile që paralizon jetën. Ta pranojmë problemin,
