Brenda pesë viteve, sipas studimeve të fundit rrezikohet që disa profesione të shkojnë drejt “zhdukjes”. E gjitha kjo si pasojë e zhvillimit të mëtejshëm teknologjik dhe automatizimit të proceseve të punës.

Sipas një kërkimi të faqes “CareerCast.com”, janë disa profesione si fermerë, rrobaqepës, stjuardesa, gazetarë, etj; që rrezikojnë të “zhduken”.

Nisur nga ky studim, parashikohet se brenda vitit 2022, këto profesione të mos kenë “një jetë t% gjatë. Më poshtë renditen disa prej tyre.

Fermerët
Nëse ëndrra e shumë njerëzve ishte të kalonin jetën mes ajrit të pastër dhe erës së tokës, dhe të prodhonte fruta dhe perime, ajo është e destinuar të humbasë. Në vend të fermerëve të fortë prodhimet mund të mblidhen nga dronët.

Stjuardesat

Ndoshta shumë njerëz do të mërziten. Mungesa e femrave të bukura, por dhe meshkujve, që na e bëjnë udhëtimin më pak stresues me shërbimet e tyre. Ato prej mishi e kocke mund të zëvendësohen me robotë.

Rrobaqepësi
Ndoshta më vonë do të jetë një robot i vogël që do tu bëjë veshjet që dëshironi, për të patur një pamje të mirë në festën e diplomimit, apo në ditën e veçantë të ditëlindjes.

Punëtori i thjeshtë
Automatizimi dhe nevoja për të përmirësuar kohën e prodhimit mund të çojë në pension të parakohshëm punonjësin e thjeshtë.

Sigurimi
Të bësh siguracion jete ndoshta do të jetë një praktikë burokratike nga laboratori i shkencës se sa nga studimi i analistëve me xhaketë dhe kravatë.

Gazetari

Me lulëzimin e smartphoneve dhe rrjeteve sociale figura tradicionale e gazetarit ka ndryshuar tërësisht. Lajmi, që tashmë e kanë të gjithë, mund të raportohet drejt për drejt nga kushdo. Dhe nëse jashtë, kushdo mund të bëjë lajm, në redaksi kronistët e vjetër do të zëvendësohen nga kompjutera me algoritme të sofistikuara, të aftë të shkruajnë në pak kohë, lajme të vërteta me karakteristika dhe format të parapërcaktuar, gati për publikim.

Argjendari
Nëse keni planifikuar t’i kërkoni martesë shpirtit tuaj binjakë, koha nuk premton. Nëse e bëni tani keni shpresa të gjeni një argjendar që do ju jap udhëzimet e duhura për karatët dhe dekorimet më të përshtatshme, ndryshe në të ardhmen do tu duhet ta porosisni në një shpërndarës automatik në rrugë.

Druvari
Brenda vitit 2022, do të realizohen makina të cilat do jenë në gjendje që të rrëzojnë dhjetëra pemë në tokë për pak minuta. E kjo do bëjë që druvarët të mbeten një kujtim i largët.

Postieri
Dronë apo robotë në të ardhmen do të dorëzojnë pakot brenda pak orëve, duke bërë që profesioni i postierit të mos ekzistojë më.

Faturuesit

Me automatizimin e proceseve, nuk do të jetë më e nevojshme të paguhet dikush për të lexuar sahatët. Në vend të tij mund të kesh një llogaritës të lidhur me qëndrën e shtëpisë, në gjendje të lexojë dhe të nisë faturat me email.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: