Ndërkohë që kritikoi protestën e mbajtur nga punonjësit e Bashkisë para GJKKO me caktimin e masës së sigurisë për kryebashkiakut Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama tha se mendon njëlloj si ata.
Kreu i qeverisë ka shtuar se Veliaj po mbahet në qeli pa një gjyq, ndërsa është ndërprerë kontratat e tij çerek milionë qytetarë të cilët e kanë zgjedhur të drejtojë punët e qytetit.
“Unë nuk mendoj shumë ndryshe nga ata që shkuan atje, për ndërprerjen pa gjyq të kontratës së kryetarit të bashkisë me qytetarët e kryeqytetit, i cili mbahet sot në burg, dhe kjo kambanë bie për ata që duan të dëgjojnë, me statusin e të dyshuarit e jo me atë të pandehurit apo fajtorit, çka është e pashpjegueshme për të gjithë ata çerek e ca mln qytetarë që e kanë zgjedhur kryetarin të rrijë në zyrë e jo të mbyllet pa gjyq”, tha ai.
(BalkanWeb)
