Valbona Peraj këngëtarja dhe autorja e shumë këngëve të njohura ishte e ftuar Vila24 me moderatoren Anila Çela ku tregoi për jetën e saj në Amerikë dhe planet e saj për të ardhmen. Valbona tregoi me tone zhgënjyese arsyen e vendimit të largimit nga Shqipëria.

“ Para se të largohesha për në SHBA unë punoja në “Minitrinë e Transporteve” në Drejtorinë e Përgjithshme, pas ndryshimit të qeverive filluan ndryshimet politike, ti je e PD-s ose ti je e PS-s, ma ngushtuan litarin në fyt. Vinin pastrueset bënin shefen, u bë një orgji, një prostitucion në zyrat shtetërore. Këtu të shohin për atë që shohin jo për atë që je. Në Amerikë i kam hedhur diplomat në kosh por jam shumë mirë”- tha Peraj për News24.

(BalkanWeb/News24)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: