Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në Konferencën e Investimeve BE-Ballkan Perëndimor.
Ai ka shkëmbyer batuta me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duke e “falenderuar” që ka ardhur në Tiranë për të dhënë më shumë detyra.
Rama: Ju lutem bashkohuni me mua për t’i uruar mirë se ardhur mikes së dashur të Shqipërisë dhe rajonit, Von der Leyen. Faleminderit e dashur Ursula që u ktheve në rajon për të na sjellë më shumë lajmë të mirë, për të na dhënë më shumë detyra e për shijuar ushqime të mira, e më pak mërzi se në flluskën tuaj në BE.
Falenderoj ekipin tuaj për ndihmën e dhënë.
