Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Vlorë, lëshoi një mesazh të qartë për deputetët, duke i paralajmëruar se ka përfunduar epoka kur ata trajtonin ankesat e qytetarëve nga kafeneja dhe shfaqeshin rrallë në terren.

Gjatë takimit në bashki dhe inspektimeve në hapësirat publike të qytetit bregdetar, Rama theksoi nevojën për një qasje më aktive dhe të përkushtuar nga përfaqësuesit politikë lokalë.

Ai njoftoi nisjen e një “kapitulli të ri” për Partinë Socialiste në Vlorë, duke shtuar se përballë këtij transformimi nuk do të tolerohen më “parazitët”, siç i quajti ai, pavarësisht nëse janë të majtë apo të djathtë.

“Në anën tjetër, për të thënë që të zgjedhurit e PS në Vlorë, të vazhdojnë të mbeten të lidhur me territorin në mënyrë specifike, jo vetëm ata që u zgjodhën nga qytetarët për t’i përfaqësuar më 11 maj. Nuk do të jenë në kuvend por do të mbulojnë detyra të tjera dhe kjo kërkon një frymë skuadre të vazhdueshme dhe kontakt me qytetarët. Ne duhet ta këpërcejmë kohën e deputetëve që shfaqeshin shumë pak në territor dhe që ankesat apo kritikat për punën e pushtetit vendor apo të instucioneve qendroe i bënin nëpër kafene. Kemi folur për një qasje të strukturuar dhe përfaqësuesit e grupit të deputetëve që ishin në listën e 11 majit në bashkinë e Vlorës janë të përfshirë në mbulimin e territorit duke shpërndarë kështu, barrën e mbulimit të territorit në më shumë supe dhe duke shfrytëzuar faktin se kemi në Vlorë disa deputetë dhe deputete që janë përfaqësues në Kuvend. Një kapitull i ri do të fillojë edhe për PS e Vlorës, ku janë komanduar dy bashkëkryetar të rinjë Erjona dhe Klevisi.

Erjona është edhe deputete ndërkohë që Klevisi është këtë në Vlorë për të mbajtur shtëpinë hapur në mënyrë të pandërprerë Shtepinë e partisë socialiste. Të gjithë kryetarët e organizatës politike do të vlerësohen sipas shërbimit të tyre në 11 Maji. Ndërkohë partia do të hapet totalisht për të krijuar grupe të reja për të ftuar individ të rinj të jenë kontribuues. Do të hapen edhe grupet me qytetarët për të evidentuar çdo gjë në terren në kohe reale. Këtu nuk ka të majtë edhe të djathtë. Këtu tek ne ka parazitë dhe njerëz që janë të gatshëm për t’i shërbyer Vlorës. Parazitët janë edhe të majtë edhe të djathtë. Edhe këta te dytët janë edhe të majtë dhe të djathtë, ne jemi me këta të dytët prandaj jemi të parët. Asnjë parazit s’mund të pretendojë asgjë nga ne se medemek është socialist dhe asnjë njeri i aftë nuk mund të pengohet të bashkohet me ne se është i djathtë. Kaq e thjeshtë është qasja që kemi zgjedhur dhe që shpresoj se me këtë do të bëjmë gjëra të mira për Vlorën”, u shpreh Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb