Ish-kandidati për deputet i PD, Lefter Maliqi ka deklaruar se ajo cka po ndodh në ambientet e News24 nuk ka të bëjë me zbatimin e ligjit, por me cënim të medias së lirë e cila ka zbuluar në kohë reale lidhjet e krimit të organizuar.
Sipas Maliqit, nëse do të kishte një vendim gjykate ketu duhet të vinte zyra e përmbarimit për të ekzekutuar vendimin e gjykatës dhe për ti lënë një afat.
Nëse do të kishte një urdhër përmbarimi të jeni të bindur që për 30 minuta kjo duhet të ishte liruar po të ishte fjala për ligj. Por këtu bëhet fjalë për Maliq.
Këtu janë disa forca policie që zbatojnë urdhra politikë të Ramaduros”, tha përfaqësuesi i PL, Lefter Maliqi.
Lefter Maliqi: Kordoni i policisë tregon sikur ka një skenë krimi, dhe ndalimi i medias tregon sikur ka rrezik, veprim antiligjor. Nëse do të kishte një vendim gjykate ketu duhet të vinte zyra e përmbarimit për të ekzekutuar vendimin e gjykatës dhe për ti lënë një afat. Këtu janë disa forca policie që zbatojnë urdhra politikë të Ramaduros. Nëse do të kishte një urdhër përmbarimi të jeni të bindur që për 30 minuta kjo duhet të ishte liruar po të ishte fjala për ligj. Por këtu bëhet fjalë për Maliq.
Nëse cënohet tmedia e lirë është cënuar cdo gjë. Ndaj jemi këtu. Media është ajo që ka denoncuar në kohë reale lidhjet e krimit, karteleve. Kjo duket që është politikisht. Reagimi duhet të jetë i madh kur goditet media goditet demokracia.
