Një ribashkim që nuk e prisnin, për fansat e Khloe Kardashian në sezonin e 6-të të reality show-t “The Kardashians”. Në trailerin zyrtar të publikuar për sezonin e ri, ylli televiziv shihet duke folur për ish-bashkëshortin e saj, Lamar Odom. Në klip, Khloe Kardashian i njofton nënës dhe motrës së saj Kim se së fundmi ka takuar dikë nga e kaluara e saj, por nuk e zbulon menjëherë identitetin e tij.

“Nuk do ta besoni se kë takova”, dëgjohet të thotë ajo, ndërsa Kim pyet: “Kush?”. Teksa kamera shikon një burrë që po zbriste nga një makinë, dhe Kim Kardashian, që thotë: “Kjo është çmenduri!” . E ndërsa ky takim e ka gëzuar mjaft Khloe Kardashian, sidomos pas deklaratave të fundit të Lamar Odom për të, Kris Jenner u shfaq e përlotur në kamera. “Kjo ishte dashuria e jetës së saj. Jam e shkatërruar për fëmijën tim”, tha Kris Jenner.

Në atë kohë, Khloé dëgjohet duke thënë: “Nuk e njoh më këtë person”, më pas në një bisedë me familjen e saj, ajo bërtet: “Është e vërteta. E vërteta dhemb një herë, ndërsa gënjeshtra dhemb 7000 herë.”

Khloe Kardashian dhe Lamar Odom u martuan për herë të parë në vitin 2009 pas vetëm një muaji lidhje. Khloe Kardashian bëri kërkesë për divorc katër vjet më vonë, por e anuloi pasi sportisti përfundoi në koma pas një mbidoze droge në një bordello në Nevada.

Pasi u rikthyen për pak kohë, me Khloe Kardashian që kujdesej gjatë gjithë kohës për të, ajo bëri sërish kërkesë divorci në maj të 2016. Më pas ajo vazhdoi jetën me Tristan Thompson, me të cilin pati dy fëmijë. Megjithatë, ata u ndanë pas pabesive të përsëritura të basketbollistit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Disa herë në vitet e fundit, Lamar Odom ka folur publikisht për ish-gruan e tij, duke pretenduar se ajo ishte “dashuria e tij e vetme” dhe duke pranuar se ai nuk e trajtoi atë siç duhet për shkak të varësive të tij. Duke folur për të në dokumentarin Lamar Odom: Sex, Drugs & Kardashians, ai tha: “Ajo ishte dashuria e jetës sime. Me gjithë këto gra të tjera me të cilat isha, asnjëra prej tyre nuk më bëri të ndihesha të sigurt. Do të doja një shans më shumë. Sigurisht që do ta bëja. Unë nuk jam i humbur, por ndihem i humbur. Unë thjesht do të doja të çoja Chloe për darkë”.

Sa i përket partnerit të mëvonshëm të Kardashian, Tristan Thompson, i cili gjithashtu e ka tradhtuar atë, dhe duke folur për fatin e keq të ish-gruas së tij me burrat, ai tha: “Shpresoj që burri i ardhshëm në jetën e saj të bëjë shumë më mirë. Shpresoj se ai mësoi nga unë dhe Tristani.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb