TIRANE

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë duke shijuar udhëtimin e fituar në Bodrum gjatë eksperiencës së tyre në “Big Brother VIP”, teksa kanë qenë mjaft aktivë me postime në rrjete sociale duke na përditësuar me momentet e tyre së bashku.
Në një nga videot “live” gjatë pushimeve, Luizi ka cekur edhe një thashethem të përhapur për një shtatzëni të mundshme të Kiarës, duke e mohuar.

“Këtu nuk kemi test shtatzanie, por nuk ka shfaqur shenja, kështu të vjella e gjëra, Kiara nuk është shtatzënë”- është shprehur Luizi duke hedhur poshtë një herë e mirë të gjitha komentet e pavërteta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: