Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitry Kuleba, duke folur për Sky News, pranoi se Mariupol është tema më e dhimbshme për t’u diskutuar.

Sa i përket procesit të evakuimeve, Kuleba tha se është një proces i mbikëqyrur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe në rast se kjo dështon, do të ishte një dështim i OKB-së.

“Ky evakuim po bëhet nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara… Nëse dështojnë, do të jetë dështim i Kombeve të Bashkuara”, është shprehur ai.

Kryediplomati ukrainas është shprehur i kënaqur me sukseset e ushtrisë ukrainase përballë asaj që ai e sheh si dështim të NATO-s për të luftuar kërcënimet nga Rusia.

“Ukraina nuk ka frikë nga Rusia. Ndërkohë ata kanë. Të gjithë duan të jenë kundër Rusisë. Të gjithë. Por askush nuk guxoi. Ne mbetëm pa zgjidhje”, tha ai.
Megjithatë, zoti Kuleba e ka të qartë se ndryshimi midis fitores dhe humbjes në këtë luftë do të jetë furnizimi me raketa specifike të blinduara vetëlëvizëse për të rimarrë territorin dhe për të shtyrë përparimet ruse.

“Nevoja më urgjente është MLRS: sisteme të shumëfishta raketash…lufta do të vazhdojë më gjatë se sa duhet nëse nuk i marrim të gjitha këto armë në kohë”, tha ministri i Jashtëm ukrainas.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: