Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, u vu sërish në shënjestër të sulmeve ajrore ruse nga nata e së premtes deri në orët e para të së shtunës, sipas zyrtarëve lokalë dhe dëshmitarëve të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.
Kreu i komandës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko, bëri të ditur përmes një postimi në platformën Telegram se qyteti ishte nën sulm nga mjete ajrore pa pilot (UAV), duke paralajmëruar gjithashtu për rrezikun e mundshëm të sulmeve me raketa balistike.
“Kievi është nën sulm nga dronë,” shkroi Tkachenko, duke u bërë thirrje banorëve të respektojnë masat e sigurisë dhe të qëndrojnë në strehime. Nga ana e tij, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se deri më tani ka informacione për ndërtesa të dëmtuara në të paktën dy lagje të kryeqytetit. Ende nuk ka të dhëna zyrtare për viktima.
Autoritetet ukrainase vijojnë vlerësimin e situatës, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar në disa zona të qytetit. Rajonet e prekura nga alarmi për trafikun ajror janë Chernihiv, Kharkiv, Poltava, Dnipropetrovsk, Sumy, Zaporizhia, Cherkasy, Zhytomyr dhe Kiev.
#BREAKING 🇷🇺🇺🇦 Russian strikes are hitting the Ukrainian cities of Kyiv, Kharkiv and Chernihiv.
Iskanders are striking Kyiv and Chernihiv, while 12+ Geran drones struck Kharkiv.
Reportedly, energy infrastructure is the target. pic.twitter.com/5VZ7mIpeNY
— Heyman_101 (@SU_57R) January 23, 2026
