Analisti dhe gazetari Mentor Kikia, i ftuar në programin e drekës në News24, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend si dhe debatet në Kuvend. Duke marrë shkas nga përjashtimi i Gazment Bardhit nga Kuvendi, Kikia tha se maxhoranca duhet të jetë më tolerante dhe mos të shkelë ligjin.
Ai e cilësoi teatër sjelljen e palëve në Kuvend, ndërsa shtoi se më shumë fokus po marrin deklaratat e deputetes Zegjine Caushaj dhe jo ligjet me rëndësi që po kalojnë duke u miratuar në heshtje.
“Mendoj se maxhoranvca e ka për detyrë që të jetë më tolerante dhe jo duke shkelur ligjin, por duke kuptuar kontekstin politik të kohës. Parlamenti në tërësinë e vetë, pavarësisht se kush bën zhurmën, nuk po kryen misionin e tij. Parlamenti është një teatër ka më shumë marrin vlerë deklaratat e Zegjinesë, se sa një debat mbi një ligj. Kur trajtoheshin llogjet, aty kaloi një ligj i ri. Do të trajtohen ligjet që do të mbajnë vendin në vend. Parlamenti është vend ku ngrihet zëri, ku ka debat, por jo në këtë farë feje. Askush s’po kupton se çfarë ndodhi. Kthehen në lajme portalesh, çfarë i tha ky, apo ai. Nëse vazhdon kështu, nuk është më Kuvend. Me Kuvend, kuptojmë mbledhjen. Dikur ishte Kuvendi i burrave, por sot ka dhe gra. Një Kuvend ku nuk ka diskutime, i duhet hequr emri. Dhe themi se ka prekur fundit, por fundi s’ka fund.”, tha ai.
