Dhoma e Ulët e Kongresit të Kilit ka miratuar një propozim, i cili heq ndalimin e abortit në rast të përdhunimit, kur ekziston rreziku shëndetësor për nënën ose kur fetusi nuk është i shëndetshëm.

Propozimi, i cili është dorëzuar nga qeveria e Michelle Bacheletit, duhet të miratohet edhe nga Senati për t’u bërë ligj.

Edhe pse është i banuar me shumicë të krishterë, Kili ka lejuar abortin deri në vitin 1989.

Por, kjo praktikë është ndaluar nga gjenerali Augusto Pinocheti gjatë sundimit të tij ushtarak. Sondazhet e opinionit tregojnë se shumica e kileanëve pajtohen me propozimin.

Kili është njëri nga shtatë vendet e Amerikës Latine ku aborti është plotësisht i ndaluar. Vendet e tjera janë: El Salvadori, Republika Domenikiane, Haiti, Hondurasi, Nikaragua dhe Surinami.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: